Real Madridi është poshtëruar mbrëmjen e sotme (e martë) në Bernabeu duke u eliminuar nga Ajaxi.
Skuadra nga Holanda befasoi kampionin në fuqi të Evropës duke i shkaktuar një eliminim të hershëm me fitoren 1 me 4 të siguruar këtë mbrëmje në shtëpinë e tyre për të vazhduar tutje me rezultat të përgjithshëm 5 me 3, shkruan portali arbresh.info.
Futbollisti serb Dusan Tadic është lojtari i ndeshjes pas performancës së shkëlqyer të shfaqur kundër skuadrës së Santiago Solarit. Me dy gola dhe një asistim, Tadic është vlerësuar me notën më të lartë të mundshme – 10.
Me notë të lartë janë vlerësuar edhe dy autorët e golave tjerë David Neres (8.9) dhe Ziyech (7.4).
Lojtari me notën më të dobët të ndeshjes është mbrojtësi Nacho (4.4) i Real Madridit./arbresh.info/

IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...