Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Pejës, kanë nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi. Ky memorandum u nënshkrua me qëllim të mbështetjes financiare në realizimin e projektit: “Ndërtimi i Stadiumit në Radavc”.
Për ndërtimin e stadiumit në Radavc të Pejës, MKRS-ja do të investojë 300,000,00€ (treqind mijë euro). Ky projekt pritet të realizohet gjatë viteve 2017/18.
Ministri Kujtim Shala tha se ky investim për realizimin e këtij projekti bëhet me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës sportive dhe ngritjes së cilësisë së kushteve për të rinj dhe sportistë.
Ndërkaq, kryetari i Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, u shpreh se ndjehet i kënaqur që projekti për ndërtimin e Stadiumit ne Radavc të Pejës, u nënshkrua sot. Ai shprehu falënderim për ministrin Shala dhe MKRS-në për përkrahjen e dhënë Komunës së Pejës në krijimin e hapësirave të nevojshme për aktivitetet sportive.
Rama: Pas vendosjes së kamerave bie numri i veprave kriminal...
Zbulohet lista e 10 klubeve që shitën më shumë fanella më 20...
Kosova dhe Turqia drejt thellimit të bashkëpunimit në fusha ...
Zhdukja e Alush Kastratit – operacion kërkimi me dronë, qen ...
“Thuaji gjërat në fytyrë, jo në dhomën e rrëfimit̶...
Rama ndan pamjet: Shkolla e re “Pjetër Budi” në Tiranë, gati...