Gjatë ndeshjes së mbrëmshme Brazil-Serbi, futbollisti brazilian Neymar ka pësuar një lëndim.
Neymar nuk do të mund të paraqitet në dy ndeshjet e ardhshme të fazës së grupeve kundër Zvicrës dhe Kamerunit.
Përmes një postimi në Facebook, futbollisti ka reaguar pas lëndimit ku ka thënë se është një nga momentet më të vështira në karrierë, por shpreson që do të kthehet dhe ti ndihmoj shokët e skuadrës.
”Krenaria dhe dashuria që ndjej për veshjen e fanellës nuk ka asnjë shpjegim. Sikur Zoti te me jepte mundesine te zgjidhja nje shtet per te lindur, do te ishte BRAZIL. Asgjë në jetën time nuk më është dhënë ose e lehtë gjithmonë më është dashur të ndjek ëndrrat dhe qëllimet e mia. Asnjëherë duke mos i dëshiruar të keqen askujt, por duke ndihmuar ata që kanë nevojë.
Sot është bërë një nga momentet më të vështira në karrierën time… dhe përsëri në një botëror. Kam një dëmtim po, është i mërzitshëm, do të dhemb por jam i sigurt që do të kem mundësinë të kthehem sepse do të bëj çmos për të ndihmuar vendin tim, shokët e skuadrës dhe veten time. Kohë e gjatë për të pritur që armiku të më rrëzojë kështu. Unë jam FËMIJË I ZOTIT TË PAMUNDUR dhe BESIMI im është i pafund”, ka shkruar Neymar./arbresh.info/
Flick tregon dallimin mes Barcelonës dhe Realit
“Ndodhi për 30 sekonda”, flet nëna e dyvjeçarit shqiptar i c...
Osmani kërkon mbështetjen e Hungarisë për heqjen e masave të...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi njofton për projektin “FIFA ...
Arbeloa, kandidati serioz për ta zëvendësuar Alonson në rast...
Sindikata e Re e KEK-ut paralajmëron protestë para zyrave të...