Feronikeli po kalon krizën më të thellë që nga themelimi i klubit.
Skuadra nga Drenasi gjendet e zhytur në fund të tabelës, ku tashmë po i largohen edhe futbollistët kryesor, shkruan Gazeta Olle.
Për gjendjen e krijuar në klub kanë reaguar edhe tifozët besnik të Feronikelit, “Tigrat e Zi”.
Tifo grupi nga Dreniasi ka kërkuar që të paguhen borxhet dhe të lirohet klubi nga ata që e kanë sjellur në këtë gjendje.
Gjithashtu, “Tigrat e Zi” kanë kërkuar nga kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ta largojë Presidentin aktual të klubit.
Reagimi i plotë nga “Tigrat e Zi”:
Reagim
Të gjithë ju qe ishit më heret dhe e krijuat gjendjen ma të keqen në klub qe nga themelimi i klubit po ju bajmë thirrjë në emrin e Tifozve Tigrat E Zi dhe të Qytetarve që ti kryeni borgjet ndaj klubit tonë të zemres dhe ta lironi sa më parë klubin sepse ka njerez qe klubin e dojnë më shumë se ju dhe nuk kqyrin të perfitojn nga klubi sikur ju.
Kemi edhe një fjale për Kryetarin e Komunes Ramiz Lladrovci që të merr një vendim siç e ka vendosur këtë President ta largoj dhe të i’u kthehet klubit dinjiteti i mehershem.
Presidenti,Kryesia dhe Lojtaret vijnë dhe shkojnë por ne si Tifozeri do jemi gjithmonë pranë FC Feronikelit sepse neve nuk na intereson a jemi në Superlig a në Ligen 1,2 ose 3 do jemi gjithmonë besnik ndaj Feronikelit sepse ky emer është më i madh se të gjithë ju.
FERONIKEL – Dashuri që s’shuhet kurrë ?
Më respekt TIGRAT E ZI – Drenas
Haxhiu: Dyfishim i shtesave për fëmijë – nga 45 euro n...
“E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qev...
Mbahet Asambleja e SEPCA-s në Vlorë, në fokus bashkëpunim ra...
Pas sulmit në Australi, Netanyahu u kërkon qeverive perëndim...
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pa...
Abdixhiku tregon tri shtyllat që duhen diskutuar për bashkëq...