Cristiano Ronaldo është fotografuar duke u stërvitur me shokët e tij të skuadrës nga Portugalia përpara se të fluturojnë për në Katar.
Kapiteni i Portugalisë, duke u përgatitur për të luajtur në Kupën e tij të pestë dhe të fundit të Botës, u shfaq i gjithë buzëqeshur ndërsa ai dhe lojtarët si Joao Felix po përgatiteshin për turneun që fillon të dielën, më 20 nëntor.
Fotografitë vijnë vetëm një ditë pas zbulimit të intervistës së Ronaldos me Piers Morgan, ku kritikoi klubin e Manchester United dhe trajnerin Erik ten Hag.
Duke u përgatitur në “City of Football”, qendra stërvitore e vendit për kombëtaren, Ronaldo u pa duke u ngrohur dhe duke bërë shaka me Felixin, një tjetër lojtar që po përflitet se po kalonte një moment të vështirë me klubin e tij aktualisht, si dhe shokun Pepe.
Ronaldo, duke u ngrohur gjithashtu së bashku me Joao Cancelo të Manchester Cityt dhe mesfushorin e Wolves, Ruben Neves, dukej se e kishte të gjithë vëmendjen e fokusuar te kombëtarja.
“Fokus total dhe absolut në punën e ekipit kombëtar. Grupi i bashkuar, drejt një objektivi: realizimi i ëndrrës së të gjithë portugezëve!”, ka shkruar ylli portugez.

Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...