Mohamed Salah e ka përshëndetur Dejan Lovrenin me një deklaratë tejet emocionale, derisa kroati e kompletoi kalimin te Zenti STt. Petersburgu.
Lovren kaloi te klubi rus për 11 milionë funte nga The Reds, pak ditë pasi arritën të shpalleshin kampion të Ligës Premier.
“Nuk di çfarë të them, shoku im. Nuk e di çfarë ndjej, por do të na mungosh shumë, veçanërisht mua”, ka thënë Salah.
“Ju keni qenë një lojtar i mrekullueshëm dhe një shok shumë i mirë për mua. Do na mungosh shumë. Më mungon shumë. Të dua shumë. Ke qenë i mrekullueshëm si brenda ashtu edhe jashtë fushe”.
“Faleminderit shumë çfarë keni bërë për klubin dhe gjithçka çfarë ke bërë për mua”.
“Të dëshiroj gjithë të mirat për të ardhmen dhe në karrierë, shijoje kohën me klubin e ri. Faleminderit dhe shihemi së shpejti”, ka përfunduar egjiptiani.
Salah dhe Lovren ishin shokë të pandashëm te Liverpooli, mirëpo kroati nuk ishte më në planet e Jurgen Kloppit.
Krichbaum takime në Tiranë për integrimin e Shqipërisë në BE
Ukraina, Rusia dhe SHBA nisin bisedimet për fundin e luftës
SHBA-ja nis luftanije drejt Iranit, OKB paralajmëron për num...
Prokuroria e Gjakovës nis hetimet për manipulim të votave në...
Stuhi bore në SHBA, anulohen mijëra fluturime
Shqiptari i zhdukur në Jezercë, gjendet në Budakovë të Suhar...