Ish legjenda e Real Madrid, Raul ka folur për derbin e nesërm në Ligën e Kampioneve, duke thënë se Real Madrid duhet të jetë i fokusuar pasi që Juventus është skuadër e madh
Tashmë, futbollist në pension, Raul i ka përkujtuar “Los Blancos” se ishin pikërisht italianët që e eliminuan vitin e kaluar Barcelonën. M’u për këtë, nëse ata e duan kualifikimin duhet që të jenë 100 për qind të fokusuar.
“Ne e shohim Juventusin me Real Madridin si dy skuadra që u takuan në Cardiff në finale, por kjo është diçka krejtësisht ndryshe”, tha Raul në një intervistë për faqen e klubit spanjoll.
“Ne duhet të jemi të fokusuar, sepse duke e njohur Juventusin si një skuadër të madhe atëherë neve na kujtohet eliminimi i Barcelonës nga ta vitin e kaluar”.
Pavarësisht kësaj thirrje, Raul beson se skuadra spanjolle do të kalojë në gjysmëfinale.
“Kjo skuadër ka treguar se është e mirë”, ka thënë tutje ai. “Ajo u tregua në ndeshjen me PSG, e cila fitore na dha besim. Ne e dimë që ata janë të fortë, një skuadër më shpirt tepër të madh”, tha në fund të kësaj interviste Raul.
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1