Werder Bremeni është i gatshëm të heq dorë nga ylli kosovar qysh në afatin kalimtar të janarit
Milot Rashica mund t’i ketë ditët e numëruara tek Werder Bremeni.
Ylli kosovar mund të shitet në fund të afatit kalimtar të janarit.
Drejtuesit e klubit gjerman janë të gatshëm të heqin dorë nga 24 vjeçari nëse e marrin një ofertë të kënaqshme në ditët e fundit të këtij afati kalimtar.
Për këtë siguron shefi ekzekutiv i Werderit, Klaus Filbry.
“Nëse e marrim një ofertë të arsyeshme, do ta shesim Milotin”, deklaroi kreu i klubit gjerman për mediat e atjeshme.
Kur mendon për ofertë të arsyeshme, Filbry mendon për një shumë prej afro 20 milionë eurosh.
Rashica u rikthye në javët e fundit nga lëndimi që e kishte lënë jashtë fushës për më shumë se një muaj e gjysmë.
Futbollisti kosovar është duke u munduar ta rikthejë formën ideale para se të largohet nga Bremeni.
Rashica megjithatë i ka shënuar vetëm dy gola për ekipin gjerman që nga gjysma e dhjetorit 2019.
Klubet gjermane të interesuara për të si Bayer Leverkuseni e Leipzigu kanë hequr dorë nga vushtrriasi.
Për momentin, interesimin më serioz për të e ka shfaqur Aston Villa. /Gazeta Express/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...