Futbollisti kosovar ka realizuar 7 gola në Bundesliga gjatë vitit 2019, kurse sulmuesi i Bayern Munichut prin me 9 gola në pjesën e dytë të sezonit
Milot Rashica është duke e shijuar formën jetësore, shkruan Gazeta Express.
Futbollisti kosovar po tregohet “vrasës” para portave kundërshtare.
Vushtrriasi shënoi gjatë fundjavës ndaj Mainzit dhe e dhuroi një asistim.
Ky ishte goli i shtatë i tij me Werder Bremenin në vitin 2019, ndërsa kishte realizuar edhe dy gola të tjerë në pjesën e dytë të vitit 2018.
Portali gjerman “Sport.de” e ka publikuar listën e shënuesve më të mirë në Bundesliga për pjesën e dytë të sezonit, respektivisht që nga fillimi i vitit 2019.
Me këtë rast, përfaqësuesi kosovar po i bën konkurrencë sulmuesit më të rrezikshëm të Bundesligës, futbollistit të Bayern Munichut, Robert Lewandowski, i cili ka realizuar 9 gola sivjet.
Kurse, i dyti është Andrej Kramaric i Hoffenheimit.
Rashica e ndan vendin e tretë së bashku me Yussuf Poulsenin e Leipzigut.
Nëse vazhdon me këtë ritëm, Rashica do ta kalojë kuotën e 10 golave në Bundesliga vetëm në pjesën e dytë të sezonit. /GazetaExpress
Prattipati e takon Kusari-Lilën, inkurajon përpjekjet e vazh...
Inspektorët e Pejës në aksion, cak shitësit ambulantë
Po trajtohej në QKUK, arratiset një i burgosur i Dubravës
Dënimi me 15 vjet i kosovarit në Beograd, Syla: Serbia po te...
Kosova përfiton mbi 10 milionë dollarë nga “Pandemic Fund”
Specialja publikon edhe qesen me mbeturina në të cilën Kilaj...