Milot Rashica së bashku me Galatasarayn janë shpallur kampion të Turqisë.
Fitorja 4:1 e skuadrës turke ndaj Ankaragucu e vulosi dilemën e kampionit.
Rashica la gjurmë në ndeshjen historike, pasi asistoi për golin e parë të cilën e shënoi Mauro Icardin.
Milson e barazoi rezultatin, por ishin Icardi, Baris Yilmaz dhe Sergio Oliveira që shënuan për t’ia dhuruar fitoren Galatasarayn.
Për Galatasarayn ishte i 23-i në historinë e klubit dhe klubi nga Stambolli ia doli ta rikthej titullin pas katër vjetëve.
Rashica është lojtar i Norwich Cityt, por ka luajtur i huazuar në Turqi, duke realizuar katër gola, ndërsa i ka edhe shtatë asistime./Arbresh.info/
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin