Ylli i Werder Bremen, Milot Rashica ka zbuluar dëshirën që ka për të luajtur në klube të mëdha dhe në Ligën e Kampionëve.
Në javët e fundit ka pasur raportime të shumta që kosovari kërkohet nga Liverpool dhe Aston Villa, transmeton portali arbresh.info.
Në një intervistë për SID, Rashica ka thënë se dëshiron të luaj në Ligën e Kampionëve dhe kundër lojtarëve më të mirë në botë.

“Dua të luaj kundër lojtarëve më të mirë në botë dhe të luaj në Ligën e Kampionëve vit pas viti”.
“Jam duke punuar shumë dhe e di që mund t’ia dal. Nuk jam duke menduar shumë sepse situata momentale të shpërqendron dhe në fund nuk i ndihmon askujt, as mua dhe as klubit”, deklaroi ai.
Për kartonin e Rashicës duhet të paguhet vlera e 35 milionë euro./arbresh.info.
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...
Çmimet e derivateve në Kosovë, dizeli deri 1.60 euro, benzin...