Rashica i gatshëm për ndeshjen e ardhshme (Foto)

16:05 | 10 Shkurt 2017

Mesfushori kosovar, Milot Rashica është i gatshëm për ndeshjen e ardhshme me skuadrën holandeze kundër Willem II.

Vitesse luan si nikoqir ndaj Willem II në takimin e xhiros së 22 në ligën holandeze ‘Eredivisie’, shkruan portali arbresh.info. Ndeshja zhvillohet nesër (e shtunë) duke filluar nga ora 20:45.

“I gatshëm për ndeshjen e së nesërmes”, shkruan Rashica në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Twitter.

Reprezentuesi i Kosovës ka shënuar një herë dhe ka bërë 20 paraqitje gjatë këtij edicioni për Vitessen/arbresh.info

Lajmet më të lexuara