Milot Rashica pritet ta vazhdoj karrierën te gjiganti turk Galatasaray.
Sulmuesi nga Kosova është larguar nga skuadra angleze Norwich City pas vetëm një viti qëndrim në Angli.
Ishte gjiganti turk Galatasaray që mbrëmë doli me një njoftim ku tregoi se është në bisedime me Norwichin dhe Milot Rashicën për huazimin e vushtrriasit.
E në orët e para të mëngjesit të ditë së sotme, Rashica ka arritur në Stamboll për të finalizuar transferimin te Galatasaray.
Ai është pritur në aeroportin e Stambollit nga tifozët verdhekuq, derisa ka dhënë edhe një prononcim të shkurtër për televizionin e klubit.
“Është diçka e bukur të jesh këtu dhe jam shumë i lumtur”.
“A është hera e parë në Stamboll? Jo, kam qenë edhe më parë”, tha shkurtimisht Rashica.
Gjatë ditës së sotme Galatasaray pritet të dalë me njoftim zyrtar për huazimin e Rashicës për një vit, derisa dy klubet do të zbulojnë edhe detajet e marrëveshjes.
Milot Rashica ist in Istanbul angekommen ?? pic.twitter.com/zcTaWpacXo
— GALAchannel ???? (@galachannel) September 8, 2022
Marta Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve ...
Sveçla pjesëmarrës në Forumin e Salzburgut për bashkëpunim r...
Fakulteti në Mitrovicë të Veriut në prag të skadimit të afat...
Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është në duart e pop...
Trump thotë se lufta me Iranin është afër përfundimit
Shkëlqeu me dy gola ndaj Osasunas – Vedat Muriqi, pjesë e fo...