Sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford është në negociata për të vazhduar kontratën me klubin. 25-vjeçari anglez do të bëhet lojtari më i paguar në skuadër nëse nënshkruan një kontratë të re.
Kontrata aktuale e Rashford skadon në qershor të vitit 2024.
Sulmuesi luajti 51 ndeshje për “Djajtë e Kuq” në të gjitha garat këtë sezon, duke shënuar 29 gola dhe 11 asistime.
United vazhdon të eksplorojë mundësinë e sjelljes së Harry Kane nga Tottenham këtë verë.
Trajneri Erik Ten Haag është i interesuar për idenë e çiftëzimit të Kane dhe Rashford në sulm./rtk
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...