Trajneri dhe legjenda e Uellsit, Ryan Giggs ka dhënë mendimin e tij mbi transferimin e Aaron Ramsey tek Juventus.
Komentet e selektorit uellsian ishin pozitive. Ai ka shprehur mendimin se lojtari do të përmirësohet shumë me kalimin e tij në Torino.
I pyetur nga “Sky Sports” nëse 10shi i Uellsit do të përfitoj nga kalimi në Serie A, Giggs është përgjigjur: “Shpresoj se po”, transmeton lajmi.net.
“Keni parë efektin që ka pasur tek Garreth Bale. Ai do të bëhet një lojtar i klasit më të lartë. Një nga më të mirët në botë” ka thënë tutje ish lojtari i Man Utd.
“Kur je selektor i Kombëtares, krejt çfarë dëshiron është që lojtarët e tu të luajnë në nivele të larta, dhe ai do të luaj në nivele të larta” ka thënë ndër të tjerash Giggs.
Ramsey pritet që të kaloj tek Juventus në fund të këtij sezoni, mirëpo Juve po e bën të pamundurën që ta transferojë brenda këtij afati kalimtar.
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir