Aaron Ramsey e ka shprehur haptas pakënaqësinë në momentin e zëvendësimit në ndeshjen ndërmjet Juventusit dhe Fiorentinas.
Juan Cuadrado u përjashtua me karton të kuq në minutën e 18-të të takimit në Allianz Stadium, ndërsa Andrea Pirlo u detyrua të bënte një ndryshim taktik.
Trajneri e largoi nga loja mesfushorin uellsian dhe në vend të tij e inkuadroi mbrojtësin e krahut, Danilo.
Mirëpo, Ramsey e shfaqi haptas se ishte i pakënaqur me këtë vendim duke goditur në shishe qe ndodhej menjëherë pranë vijës së fushës – njofton Football Italia.
Përkundër ndryshimit të taktikave dhe përpjekjeve të Juves për t’i ndryshuar gjërat, Fiorentina fitoi me rezultat 3-0.
Britania në Këshill të Sigurimit kërkon që Beogradi ta vë pa...
Kallas thirrje Izraelit: Ndaloni sulmet ndaj Libanit!
Instituti i Mjekësisë Ligjore përfundon analizat për zjarrin...
SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut
Serbia vazhdon viktimizimin në Këshillin e Sigurimit për ser...
Përfaqësuesja e SHBA-së në OKB: Trump po vëzhgon me kujdes r...