Aaron Ramsey mund të largohet nga Arsenalit gjatë këtij afati kalimtar veror.
27-vjeçari uellsian është duke hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me klubin londinez.
Por, Ramsey nuk është pajtuar ende me drejtuesit për vazhdimin e kontratës para fillimit të sezonit të ardhshëm.
Sipas mediumit The Sun, kjo ka bërë që Arsenalit të ndihet gati ta shesë mesfushorin uellsian.
Ramsey ka tërhequr interesim të fortë nga skuadrat e mëdha të Liga Premier, por edhe në kampionatin italian, Serie A.
Chelsea dhe Manchester United janë skuadrat e interesuara nga Anglia, ndërsa në Itali pëlqehet nga Juventus.
Me bisedimet në vazhdim midis përfaqësuesve të Topçinjve dhe Ramseyt, klubi mund të detyrohet të shesë nëse nuk bëhet më shumë progres.
Në këto kushte me vetëm një vit në kontratën e tij, çmimi i uellsianit nuk mund të shkoj më shumë se 20-25 milionë euro. /Telegrafi/
Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në Kaçanik
Rexhepi kërkon qasje të përbashkët Shqipëri–Kosovë për shqip...
Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pa...
Vetura godet fëmijën në Zhabar të Mitrovicës
Rezerva Federale e SHBA-së mban normat e interesit pavarësis...
Kos: Kufizimi i pavarësisë së gjyqësorit, hap prapa për Serb...