Ish trajneri i Uellsit, Chris Coleman beson se mesfushori i Juventus-it, Aaron Ramsey do transferohet te Manchester United.
Ramsey u largua nga Arsenal vitin e kaluar për tu transferuar te Juventus, por është i lidhur me rikthimin në Premierë Ligë, transmeton portali arbresh.info.
E këtë transferim e mbështet edhe Coleman, i cili beson se Ramsey ka cilësitë për të luajtur në fanellën e “Djajve të Kuq”.

“Është lojtar i cili mund të arrij të luaj për Manchester United Sepse kur luan për United, fanella është më e rëndë se kur je duke luajtur për klubet e tjera”.
“Një klub më i vogël, me të gjithë respektin edhe fanella është më e lehtë”.
“Kur je duke luajtur për klub të madh. Ai sigurisht që mund t’ia dal”, theksoi ai.
Ramsey mund të shkëmbehet me Paul Pogba gjatë verës./arbresh.info.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës