Sergio Ramos është i gatshëm që të vazhdojë kontratën me Real Madridi edhe për së paku tri vite.
Mbrojtësi spanjoll e di se do të jetë e vështirë për të që të marrë një kontratë mbi dy ose tri vite, por që do të bëjë më të mirën.
Kapiteni është në dijeni se rregullorja e Los Blancos nuk lejon vazhdimin e kontratës së lojtarëve mbi 30 vjeç për më shumë se 12 muaj.
Marca raporton se Ramos është në dijeni për këtë gjë, mirëpo do të tentojë të bëjë përjashtim në rregullat e tyre.
Vazhdim i kontratës për 12 muaj i ishte ofruar edhe mbrojtësit portugez Pepe që refuzoi dhe më pas kaloi te Porto.
Ramos i mbushë 34 vite në fund të muajit mars dhe shpreson që kontributi i tij në klub ta thyejë këtë rregull, mirëpo mund të pajtohet edhe me një vit kontratë që do të mbante atë në Santiago Bernabeu deri në vitin 2022.
Haxhiu kujton Luan Haradinajn: Një nga luftëtarët e orëve të...
Kupchan thotë se Kosova më përpara mund të bëhet anëtare e N...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, prangosen pesë persona për ...
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë