Sergio Ramos, një nga mbrojtësit më të mirë spanjoll, ka komentuar eliminimin e Spanjës nga Kupa e Botës ‘Katar 2022’.
Spanja mbrëmë u mund nga Maroku (0-3) pas penalltive, duke i dhënë fund aventurës në këtë Botëror.
Ramos, i cili nuk ishte pjesë e ‘Furisë së Kuqe’ në këtë Botëror, përmes llogarisë së tij në ‘Instagram’, ka thënë se Spanja do të rikthehet edhe më e fortë.
Sipas tij, Spanja bie, por sërish ngritët dhe ecën përpara.
“Sot më shumë se kurrë, krenar për flamurin tonë, krenar për vendin dhe krenarë për lojtarët tanë. Spanja nuk humbet, Spanja mëson. Spanja bie, pengohet, por sërish ngritët dhe vazhdon përpara. Ne do të kthehemi edhe më të fortë”, ka shkruar mbrojtësi i PSG-së./rtk
Osmani për BBC: Kosova e di si arrihet paqja
Vuçiq e quan takimin mes eurodeputetëve dhe opozitës serbe “...
Rama në Izrael, takim kokë më kokë me Netanyahun – zbardhet ...
Protesta e opozitës në Tiranë, nën hetim katër figura kyçe n...
Thirrje në Gjermani për tërheqjen e arit nga SHBA-ja
REL: Kur Perëndimi përçahet, gjëma ndihet edhe në Ballkan