Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos ka zbuluar që Cristiano Ronaldo është i shqetësuar nga mungesa e golave të tij në La Liga deri tani këtë sezon.
Ronaldo ka përfunduar ndeshjen e tij të tretë në ligë pa gol kur Real Madridi iu përgjigj disfatës në mesjavë ndaj Tottenhamit në Ligë të Kampionëve, ku portugezi nuk shënoi, me fitore 3 me 0 ndaj ‘Las Palnas’, transmeton portali arbresh.info.
Ramos nuk është i shqetësuar me mungesën e golave nga ylli por pranon që Ronaldo, i cili goditi tri herë shtyllën të dielën, emocionohet kur dështon për të gjetur rrjetën.
“Golat nga Cristiano dhe Karimi do të vijnë. Karim është më bujar në këtë aspekt”, tha Ramos për ‘Moviestar’. “Cristiano me siguri shkon në shtëpi i shqetësuar kur nuk shënon”
“Por, ne nuk shqetësohemi që ata kanë shënuar pak gola sepse ata bëjnë dallimin dhe ajo që ka rëndësi është fitorja, golat do të vijnë”
Real Madridi është i treti në tabelë, tetë pikë prapa Barcelonës pas 11 ndeshjeve./arbresh.info/
Ylli i Barcelonës vendosi një rekord të padëshiruar në ndesh...
Britania në Këshill të Sigurimit kërkon që Beogradi ta vë pa...
Kallas thirrje Izraelit: Ndaloni sulmet ndaj Libanit!
Instituti i Mjekësisë Ligjore përfundon analizat për zjarrin...
SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut
Serbia vazhdon viktimizimin në Këshillin e Sigurimit për ser...