Sergio Ramos ka thënë se nuk do të festojë nëse të dielën shënon gol kundër Real Madridit, ish-klubit të tij.
Real Madrid që kryeson në La Liga dhe Sevilla, që gjendet në vendin e pesëmbëdhjetë, pritet të ndeshen në kuadër të Javës së njëzet e gjashtë.
Ramos i cili iu bashkua Sevillas më 2023, pritet të rikthehet në shtëpinë e tij të vjetër në “Santiago Bernabeu” për herë të parë që nga largimi i tij nga klubi i madh në vitin 2021, kur qe transferuar te PSG. Gjatë karrierës gjashtëmbëdhjetë vjeçare te Real, mbrojtësi ka fituar pesë tituj të La Ligas dhe katër të Champions League, duke shënuar 101 gola në 671 paraqitje.
“Unë nuk do të festoj, por nëse do të shënoja dhe do të mjaftonte që ne të fitonim, do të isha i kënaqur, ato tri pikë do të ishin shumë të mira për ne”, është shprehur Ramos. /rtk
Trump shpall armëpushimin midis Izraelit dhe Iranit
Katari rihap hapësirën ajrore pas sulmeve të Iranit
Ushtria izraelite lëshon paralajmërim të ri për evakuim nga ...
Mustafa: Blloku A3 sot ka dalë jashtë funksionit, me gjasë r...
Barcelona po përgatitë largimin e Ronald Araujos – tre emra ...
Macron thirrje pas sulmeve në Katar: Spiralja e kaosit duhet...