Kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos beson se mposhtja e Barcelonës do ishte gëzim i madh për tërë skuadrën.
Të dielën Barcelona është mysafirë i Real Madrid në “Santiago Bernabeu”, transmeton portali arbresh.info.
“Los Blancos” të cilët nuk kanë fituar në tri ndeshjet e fundit synojnë të këndellen ndaj Barcelonës dhe këtë e ka konfirmuar edhe Ramos, i cili beson se nëse mposhtin rivalin e tërë skuadra do ishte e gëzuar.

“Është thjesht një lojë tjetër. Pavarësisht që janë tri pikë në rrezik, si në çdo ndeshje, El Clasico ndryshon nga të gjitha. Të mposhtim Barcelonën do na sjell gëzim të madh”, theksoi spanjolli.
Kujtojmë që ndeshja mes Realit dhe Barcelonës nis në ora 21:00.
Për “Mbretërit” përballja me rivalin e përjetshëm ka rëndësi të madhe sepse humbja do t’iu shkaktonte të jenë katër pikë larg kampionit të Spanjës dhe do ia ul gjasat për fitimin e La Liga-s./arbresh.info.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...