Sergio Ramos është futbollisti që ka marrë më shumë kartonë të verdhë apo të kuq në pesë kampionatet më të rëndësishme evropiane.
Kapiteni i Real të Madrid kryeson listën e dhjetë lojtarëve më të ndëshkuar nga arbitrat në fushën e lojës në La Liga, me 171 kartonë.
Po kështu, ai kryeson edhe për Ligën e Kampionëve me 36 kartonë, si dhe në kombëtare me 20 kartonë, duke akumuluar në total 274 kartonë gjatë të gjithë karrierës së tij.
Në kampionatin spanjoll, Ramos duket se e ka më të lehtë të marrë kartona të verdhë apo të kuq, duke regjistruar një karton të marrë në çdo 212 minuta, ose në çdo 2 ndeshje e gjysmë.
Në Ligën e Kampionëve, mesatarja e Ramos është një karton çdo 3 ndeshje, ndërsa me përfaqësuesen spanjolle, një karton çdo 7.4 ndeshje.
Por, për përfaqësuesen spanjolle, Ramos nuk ka asnjë karton të kuq në 149 ndeshje të luajtura.
Zyrtare: Martin Demichelis, trajner i Vedat Muriqit te Mallo...
Omani: Bisedimet SHBA-Iran përfunduan me përparime të rëndës...
Haziri: S’ka emër për president pa marrëveshje politike
Kosova mirëpret propozimin e Komisionit Evropian për heqjen ...
Vuçiq: As që më shkon në mendje njohja e Kosovës
Përleshje fizike në Prishtinë, lëndohet një person