Gardiani me prejardhje nga Kosova, Diant Ramaj është transferuar në formë huazimit tek Heidenheim.
Portieri i Dormtundit ka bërë këtë transferim pasi gardiani i Heidenheim Frank Feller është lënduar, shkruan Arbresh.info.
23-vjeçari, i cili ka kontratë me Dortmundin deri në qershor 2029, e njeh mirë ambientin te Heidenheim, pasi kishte qenë pjesë e klubit më parë në periudhën 2018/2021.
Pas largimit nga Heindenheim, Ramaj luajti për Eintracht Frankfurt dhe Ajax, ndërsa në fillim të këtij viti u transferua te Borussia Dortmund.
Ai u huazua menjëherë në Copenhagen, ku ndihmoi ekipin të fitojë kampionatin dhe Kupën e Danimarkës.
Klubi u shpreh i lumtur për rikthimin e ish-portierit të tyre.
“Jemi të kënaqur që Diant Ramaj, pavarësisht interesimit të madh nga klube elitare evropiane, vendosi të rikthehet te ne”.
“E njohim që nga koha kur ishte adoleshent, ka ushtruar me ekipin e parë në moshën 17-vjeçare dhe ka pasur një zhvillim të jashtëzakonshëm, të cilin më pas e vazhdoi edhe në skenën ndërkombëtare”, deklaroi Holger Sanëald, kreu i bordit drejtues të Heidenheim.
Hashim Thaçit i shkon një urim për ditëlindje edhe nga VV, G...
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...
“Urime pirat” – Muriqi mbush 32 vjeç, merr urim special nga ...
Aksidenti me vdekje në Tiranë, plagoset edhe një punonjës po...
Macron nis vizitë dy-ditore në Greqi, në fokus marrëveshjet ...
Eskaloi me gjuhën ndaj Vlora Çitakut – Fatos Geci pendohet, ...