
Screenshot
Ka përfunduar me rezultat 1-1 përballjes mes Dritës me Omonia në kuadër të xhiros së dytë në Ligën e Konferencës.
Pas ndeshjes trajneri gjilanas, Zekirija Ramadani ka folur për media, ku ka theksuar se ky rezultati ishte më i drejti.
“Rezultati ishte real. Besoj që pa fitore nuk do të dalim nga kjo garë. Jam shumë i kënaqur me angazhimin e futbollistëve”.
Ai ka folur edhe për mungesën e tifozëve në stadium sonte.
“Te futbollistët nuk ka ndikuar atmosfera në stadium. Ne nuk mund t’i bijmë me zor tifozët në stadium, i falenderohem të gjithë atyre që ishin prezent sonte”, u shpreh Ramadani.
Drita lojën e radhës e luan ndaj Shelbourne.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...