Google ADS

Ramadani: “Nëse e mendojmë si stërvitje të lehtë atëherë me të vërtetë do të jetë e vështirë për ne”

14:55 | 5 Dhjetor 2023
D.H

FC Drita fillon garat për trofeun e dytë më të rëndwsishwm nw futbollin Kosovar, Kupën e Kosovës.

Nesër gjilanasit zhvillojnw ndeshjen ndaj ekipws Dardania në 1/16 e finales, shkruan Arbresh.info.

Në konferencën për media kryetrajneri, Zekirija Ramadani foli për ndeshjen e nesërme.

Ai u shpreh se nw kupw ndodhin çdoherw befasi dhe Drita duhet tw ketw dispilinw dhe angazhim maksimal.

“Kupa gjithmonë ka befasi, por befasitë ndodhin kur ekipi që është favorit nuk i qaset me seriozitetin maksimal. Sot kishim stërvitjen e fundit dhe kërkesa ime ishte serioziteti, disiplina dhe angazhimi maksimal. Kemi karakter të shëndoshë brenda ekipit, janë të gjithë profesionistë dhe e dijnë çfarë është Kupa, ndoshta një rrugë më e lehtë drejt Evropës. Shpresoj që nesër me punë, motivim dhe angazhim gjatë 90-të minutqve ta mbyllim kapitullin”,ka thënë trajneri Ramadani.

Kryetrajneri Ramadani foli për synimet e klubit në këtë garë.

“Drita gjithmonë kërkon trofe. Aspirata jonë është të fitojë çdo lojë edhe në atë të Kupës.

E jona është që të japim maksimumin në ndeshjen e radhës, sepse në Kupë janë të gjitha finale. Për të arritur te finalja e madhe duhet t’i eliminosh finalet e vogla. Të lehtë apo të vështirë ndeshjen e bëjmë vetë ne, nëse i qasemi me atë mendje. Nëse e mendojmë si stërvitje të lehtë atëherë me të vërtetë do të jetë e vështirë për ne”, potencoi Ramadani.

Për përbërjen e futbollistëve dhe formacionin në ndeshtjet e Kupës tregoi trajneri, Zekirija Ramadani.

“Për mua nuk ka futbollist të ri apo të vjetër apo ai që është me eksperiencë duhet të luaj. Nuk më intereson a është Kupë apo kampionat. Për mua çdo futbollist që jep maksimumin, mendoj që është në formën e duhur mund të luaj në çdo ndeshje që e meriton. Nuk bëjë klasifikime se ky është i ri dhe duhet të pres. Jo, une mendoj se ai meriton të luaj karshi konkurrentit të vet dhe do të luaj për ta ndihmuar skuadrën”, përfundoi Ramadani.

Ndeshja  Dardania-Drita zhvillohet nesër, e mërkure në stadiumin sintetik, me fillim nga ora 12:00./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale