Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, është shprehur optimist para ndeshjes së Javës së nëntë të Superligës së Kosovës, ku skuadra e tij do të përballet me FC Malishevën.
Ndeshja zhvillohet të shtunën, më 18 tetor, nga ora 13:00, në “Stadiumin Sintetik – te Rrethi”, ku Drita do të jetë nikoqire e Malishevës.
“FC Malisheva ka një ekip solid me lojtarë cilësorë, por mbi të gjitha e vlerësoj si grup. Ata tashmë po marrin pjesë edhe në garat evropiane. E kemi analizuar mirë ndeshjen me ta dhe shpresoj të rikthehemi si duhet, në fakt jemi kthyer pas pushimit për ndeshjet e kombëtareve”, ka deklaruar Ramadani në konferencën për media.
Tekniku gjilanas ka thënë se skuadra është në atmosferë të mirë dhe plot besim për ndeshjen e radhës.
“Shpresoj që nesër ta vazhdojmë aty ku e lamë, të jemi të përqendruar dhe të fokusuar maksimalisht. FC Drita është në gjendje të mirë dhe kjo është shumë pozitive për ne”, ka shtuar ai.
Ndërkohë, mbrojtësi Raddy Ovouka, ka vlerësuar paraqitjet e fundit të skuadrës, duke theksuar se ekipi është në formë të lartë.
“Kemi bërë paraqitje të jashtëzakonshme dhe duam të vazhdojmë me të njëjtin ritëm”, ka thënë ai./rtk
BE në bllok kundër Trump/ Gati kundërmasat pas tarifave ‘Gre...
Ryshfet për leje armësh, policia jep detaje për aksionin me ...
Bateritë për ruajtje energjie nga programi me SHBA-të vendos...
Skandali me vota, ndërprehet mandati i përfaqësuesve të subj...
KQZ vendos: 28 komuna në rinumërim, shkak manipulimet
Rexhepi: Devijimet në rinumërimin e votave janë goditje ndaj...