Drita ka mbajtur konferencën e fundit për media një ditë para ndeshjes së fazës së parë kualifikuese për Ligën e Kampionëve ndaj Differdange 03.
Në këtë sfidë Drita, do të jetë pa kapitenin Rron Broja, i cili u ndëshkua me karton të kuq sfidën e vitit të kaluar ndaj Legias së Varshavës.
Trajneri Zekirija Ramadani ka konfirmuar mungesën e kapitenit Rron Broja, raporton Arbresh.info.
Ai tha se fillimisht Dritës i ka ardhur një email në muajin qershor nga UEFA, ku i kanë bërë me dije se Broja mund të luaj në këtë sfidë.
Mirëpo disa ditë më parë sipas tij klubi ka marrë një tjetër email nga UEFA, ku iu është thënë se Rroni nuk ka të drejtë loje.
Sa i përket kësaj mungese Ramadani tha se ai do të jetë i zëvendësueshëm.
“Normal e kemi përjetuar rëndë mungesën e Rronit, por tashmë kemi Vesel Limajn dhe Ilir Mustafën dhe Gomdan. Mungesa e tij do të vërehet por të tre këta mund ta zëvendësojnë Rronin”, u shpreh Ramadani
Ndeshja mes Dritës dhe Differdange 03 luhet nesër në “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20:00./Arbresh.info
Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...