Pas tri humbjeve radhazi, FC Prishtina ka gjetur rrugën e fitores.
Kryeqytetasit të mërkurën në mesditë kanë mposhtur 1:0 Arbërinë, me golin e shënuar nga Enis Gavazaj.
Pas ndeshjes, përkundër fitores, trajneri i FC Prishtinës, Zekirija Ramadani, nuk u shfaq i lumtur.
“Nëse jemi të sinqertë, nuk jam aspak i kënaqur. Megjithëse është një fitore shumë pozitive dhe shumë e domosdoshme, unë mund të ju them se nuk jam aspak i kënaqur me lojën që treguam”, deklaroi Ramadani, përcjell lajmi.net.
“Ka ende vende për përmirësime dhe ne duhet të gabojmë sa më pak. Pozitive ishte shpirti luftarak i shfaqur nga futbollistët, i cili ishte më i theksuar nga ndeshjet e kaluara”.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës