Manchester United ka konfirmuar transferimin e Ralf Rangnick si menaxher i përkohshëm i klubit deri në fund të sezonit, duke iu nënshtruar proceseve për leje të punës dhe vizave.
Gjermani është i njohur për ndikimin e tij në futbollin gjerman, me disa nga trajnerët më të mirë gjermanë që janë frymëzuar nga metodat e tij, duke përfshirë Julian Negelsmann, Jurgen Klopp dhe Thomas Tuchel.
Manchester United konfirmoi marrëveshjen të hënën dhe tifozët e United do të shpresojnë që procesi të përfundojë në kohë për ndeshjen kundër Arsenalit të enjten.
Sipas “Daily Mail”, trajnerët aktualë, Michael Carrick, Kieran McKenna, Mike Phelan dhe Richard Hartis, do të mbeten të gjithë në klub, por Rangnick do të prezantojë disa fytyra të reja të tijat.
Sipas raportit, gjermani do të sjellë ‘disa’ nga anëtarët e stafit të tij, duke përfshirë Lars Kornetka, i cili ishte ndihmës menaxheri i tij në RB Leipzig dhe analist i besuar i videove.
Rangnick do të jetë në krye të skuadrës për pjesën e mbetur të sezoni përpara se të ngjitet lart për të marrë një rol konsulence në klub.
Moti sot kryesisht i vranët, priten edhe reshje bore
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...