Futbollisti i Barcelonës, Ivan Rakitic ka rifituar buzëqeshjen e tij në një ndeshje me skuadrën e tij kombëtare.
Mesfushori ishte startues në ndeshjen e fundit të Kroacisë mbrëmjen e kaluar kundër Hungarisë dhe bëri një paraqitje shumë të mirë individuale, transmeton portali arbresh.info.
Kroati gjendet në një situatë të komplikuar në Barcelonë pasi trajneri Ernesto Valverde është duke e lënë vazhdimit në bankinë.
Fatmirësisht për të, në vendin e tij gjërat qëndrojnë në një mënyrë tjetër dhe izolimi i tij në Barcelonë nuk e ka ndalur atë që të jetë pjesë e skuadrës kryesore nën udhëheqjen e Zlatko Dalic, i cili ka besim të plotë në Ivan Rakiticin.
Kroacia fitoi 3 me 0 kundër Hungarisë dhe Ivan Rakitic ishte asistues në golin e tretë nga Bruno Petkovic./arbresh.info/
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...