Ernesto Valverde ende nuk ka bërë të ditur se cila do të jetë e ardhmja e tij tek Barcelona.
Trajneri i cili fitoi La Ligan me skuadrën e Barcelonës, nuk është i vendosur nëse do të vazhdojë apo jo aventurën e tij në “Camp Nou”.
Për këtë situatë “të mjegulluar” disa komente ka dhënë edhe ylli kroat i Barcelonës, Ivan Rakitic.
“Është një problem që duhet ta zgjidhin skuadra dhe trajneri” ka thënë fillimisht Rakitic.
“Ne jemi vërtetë të lumtur me të dhe me gjithë stafin e trajnerëve” ka thënë tutje kroati.
“Skenari më normal do të ishte vazhdimi i tij me ne, por ne duhet të fokusohemi në punën tonë, që është të luajmë dhe të fitojmë. Le t’i lëmë ata të vendosin atë që është më e mira” ka përfunduar Rakitic.
Rakitic ka qenë ndër lojtarët që kanë qenë pikë kyçe e planeve të Ernesto Valverdes.
Hoxha: Anëtarësimi në BE, rrugë konkrete modernizimi për ven...
Parashikimi i motit për nesër, pritet edhe borë
U.D. Presidentja Albulena Haxhiu nesër viziton tri fshatra t...
Ylli i Bilbaos në “radarin” e Liverpoolit
BE lehtëson rregullat për ndihmat shtetërore, unioni, subven...
Ekstradohet nga Norvegjia në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-...