Menaxheri i njohur italian, Mino Raiola dha një intervistë të gjatë ku foli për të ardhmen e lojtarëve të rëndësishëm, klientë të tij.
Por, mes shumë përgjigjesh, rasti i parë ishte ai i mbrojtësit holandez, Matthijs de Ligt.
Mbrojtësi holandez mbërriti tek Juventus me një çmim shumë të lartë, por qendërmbrojtësi nuk shkëlqeu në Torino. Raiola paralajmëron largimin e qendërmbrojtësit nga “Zonja e Vjetër”.
“Ai është gati për një hap të ri. Matthijs mendon të njëjtën gjë”, deklaroi Raiola.
“Në Itali thonë se nuk mund të adhurosh njëkohësisht Zotin dhe Djallin. Duhet të vendosësh. Unë bëj gjithçka për lojtarët e mij. Kjo nuk do të thotë se dua të shkatërroj klubet. Do t’i mbrojë lojtarët e mij dhe interest e tyre ekonomike në fund”, shtoi ai.
Raiola foli edhe për zemërimin e klubeve me të.
“Çfarë prisni? Nga njëra anë ka profesionistë, ekonomistë, specialist të taksave dhe shpresojnë që lojtari të sjellë vetëm babanë e tij. Lojtarët janë skllevër modern. Askush nuk u habit që Ajaxi fitoi 150 milionë euro nga shitja e De Light dhe De Jong”, përfundoi menaxheri italian./Arbresh.info
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...