Rahoveci 029 ka arritur një tjetër fitore të madhe duke e mposhtur Pejën me rezultat 83-71, në kuadër të xhiros së 11-të në elitën e basketbollit kosovar.
Ndeshja në pjesën e parë ishte e baraspeshuar ku u mbyll ngushtë me rezultat 44-41 në të mirë të vendasve, shkruan Arbresh.info.
Cereku i tretë e bëri dallimin ku “vreshtarët” u shkëputen me 13 pikë dallim, derisa në periudhën e fundit e mbajtën këtë ritëm dhe në fund fituan 83-71.
Më të dalluarit tek vendasit ishin Pullian dhe Fisnik Rugova që realizuan nga 25 pikë.
Tek Peja ishin të pamjaftueshme 22 pikët e Dardan Berishës për ta shmangur humbjen.
Pas 11 ndeshjeve Peja, ka shtatë fitore e katër humbje, derisa Rahoveci arrin fitoren e pestë krahas gjashtë humbjeve./Arbresh.info
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit