Rahoveci 029 ka arritur fitoren e radhës duke e mposhtur Vëllaznimin ngushtë me rezultat 81-80, në kuadër të xhiros së pestë në Superligën e Kosovës në basketboll.
Ndeshja ishte që nga fillimi deri në fund ka qenë e barabartë, me ‘vreshtarët’ që ishin më të koncentruar në fund dhe arritën fitoren, shkruan Arbresh.info.
Pullian dhe Umipig shkëlqyen tek fitorja e Rahovecit. I pari realizoi 25 pikë, tetë kërcime e gjashtë asistime, ndërsa i dyti 21 pikë tjera.
Tek Vëllaznimi u dalluan Warrick me 19 pikë, dhe Colimerio me 18 sosh.
Pas pesë ndeshjeve, Rahoveci ka dy fitore e tri humbje, kurse Vëllaznimi një fitore e katër humbje.
Sfidën e radhës, vreshtarët i shkojnë Trepçës në Mitrovicë kurse gjakovarët e presin Sigal Prishtinën në ‘Shani Nushi’./Arbresh.info
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...