Sulmuesi i Kolumbisë, Rafael Borre ka shënuar njërin nga golat më të mirë të këtij viti në miqësoren e së martës ndaj Japonisë.
Kolumbia mori një fitore të ngushtë ndaj Japonisë me rezultat 2-1, në miqësoren e zhvilluar në “Yodoko Sakura Stadium” të Osaka.

Ishin japonezët që kaluan në epërsi të parët me anë të Kaoru Mitoma (3’), por kolumbianët barazuan me anë të Jhon Jader Duran (33’) dhe shënuan golin e fitores me Borre (61’), shkruan telegrafi.
Megjithatë, goli i fundit apo ai i fitores për kolumbianët ishte ai i cili ka ‘vjedhur’ gjithë vëmendjen e ndeshjes.
Borre shënoi një supergol me gërshërë duke lënë të shtangur dhe pa asnjë mundësi intervenimi portierin japonez.
Ky gol i shënuar nga sulmuesi anësor kolumbian ka pushtuar tashmë rrjetet sociale dhe ka hedhur kandidaturën për golin e vitit apo çmimin Puskas.
¡AH BUENO! ¡EL GOL QUE HICISTE, MÁQUINA! ????#SGE @RafaelBorre_
— Eintracht Frankfurt (@eintracht_esp) March 28, 2023
Spanja konfirmon një rast të ri me hantavirus
”Sot në Mitrovicë e Ferizaj”, Pacolli njofton vazhdimin e ak...
Dembélé qetëson tifozët: Po, më 30 maj do të jem në fushë
“Familja e tij ishin mbështetës të Rugovës”, Haradinaj preza...
Talenti i ri, Pitarch pritet të jetë pjesë e rëndësishme e R...
Djali i Jakup Krasniqit shijon kafen e mëngjesit me vëllanë ...