Mesfushori i Interit, Radja Nainggolan mund të mungoj në derbin kundër Milanit më 17 mars pas lëndimi të një muskuli në stërvitje.
Interi raportoi të mërkurën se testet kanë shfaqur “një tërheqje të muskulit gastrocnemius në këmbën e majtë të Nainggolanit” dhe se gjendja e tij do të rivlerësohet sërish “javën tjetër”, transmeton portali arbresh.info.
Natyra e deklaratës nga “Nerazzurrët” sugjeron se ai do të mungoj në ndeshjet e ardhshme kundër Eintrach Frankfurtit dhe SPAL-it.
Belgu mund të jetë jashtë fushës për ndeshjen kthyese në Evropa Ligë ndaj Frankfurtit si dhe derbin e njohur si “Derby Della Madonnina” kundër Milanit.
Gjiganti italian mund të jetë edhe në mungesë të shërbimeve të top golashënuesit Icardi, i cili vazhdon qëndrimin larg pjesës tjetër të skuadrës./arbresh.info/
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve