Trajneri i Barcelonës, Quique Setien është i sigurt se ylli i skuadrës, Lionel Messi do qëndrojë në “Camp Nou”.
Argjentinasi mendohet se është frustruar me jetën në klub në muajt e fundit dhe zemërimi i tij është rritur kur klubi dështoi të rikthejë në skuadrës, Neymar nga PSG.
Mirëpo, Setien beson që gjashtë herë fituesi i Topit të Artë do vazhdojë të qëndrojë te kampioni i Spanjës, transmeton portali arbresh.info.

“Shpresoj që të jetë i lumtur dhe dëshiron të qëndroj te Barcelona. Nuk kam dyshim që kjo do jetë e ardhmja e tij”
“E di që është lojtar i rëndësishëm dhe mund të zgjedh shumë ndeshje në mënyrën e vet. Është i përfshirë në skuadër, brenda dhe jashtë fushës”
Barcelona për momentin është në pozitën e dytë në La Liga me 40 pikë, gjashtë me pak se Real Madrid kurse sot (e diele) do luajë kundër Levante./arbresh.info.
Si të kryeni check-in online në Aeroportin e Prishtinës, pro...
Maqedonci në takim me zyrtarë të NATO-s, thekson synimin për...
Kryeministri Kurti priti në takim delegacionin e Komitetit U...
Haradinaj, thirrje VV-së: Ndaluni, po shkoni në drejtim të r...
Haxhiu i ligjëron opozitës: Bojkoti është i lejueshëm vetëm ...
OVL e UÇK-së kërkon respektim të Kushtetutës dhe stabilitet ...