Qeveria e Kosovës nesër do të mbajë mbledhjen e radhës.
Përpos diskutimit për demarkacionin, pikë e rëndësishme e rendit të ditës do të jetë edhe vendosja e lokacionit të Stadiumit Kombëtar.
“Shqyrtimi i Propozim-vendimit për caktimin e ‘Zonës Ekonomike’ të Gllogocit si lokacion për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar të Kosovës (MKRS)”, thuhet në deklarimin e rendit të ditës, shkruan Ekspress.
Një debat i madh është zhvilluar javëve të fundit në Kosovë, për vendin e ndërtimit të një Stadiumi Kombëtar, ku do t’i zhvillojë ndeshjet Kombëtarja e Kosovës në futboll.
Pasi për një kohë të gjatë ishte përmendur Prishtina si nikoqire e këtij stadiumi, habi – por edhe reagime – shkaktoi përmendja e Drenasit si vend për ndërtimin e objektit për futbollin kosovar.
Por, Ministria e Sportit shoi të gjitha spekulimet për vendin e ndërtimit të stadiumit. Shefi i kësaj ministrie, Kujtim Gashi, bëri të ditur se ai do të ndërtohet në Drenas, përfundimisht.
Ndryshe nga qeveria e tanishme, presidenti aktual i Kosovës, kur ishte Kryeministër, kishte marrë vendim që Stadiumi i Kombëtares të ndërtohet në Kryeqytet.
Në mars të vitit 2014, Hashim Thaçi kishte urdhëruar Ministrinë e Sportit dhe atë të Financave të nisnin procedurat për ndërtimin e fushës më të rëndësishme sportive në Prishtinë. /Express/
Kandidimi për President, Nagavci prezanton Konjufcën
Haxhiu u kërkon deputetëve të shkojnë në seancë, thotë se nu...
Walid Regragui jep dorëheqje nga posti i selektorit të Marok...
Vetëvendosje e vetme deri tani në seancën për zgjedhjen e pr...
Abdixhiku: Presim shpërndarjen e Kuvendit qysh në mesnatë
Fillon seanca për presidentin