Legjenda e Barcelonës, Carles Puyol thotë se ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është njëri nga lojtarët më të mirë në fushë që ka parë, por beson se ish bashkëlojtari i tij, Lionel Messi, është edhe më i mirë se kapiteni i Portugalisë.
“Ronaldo është njëri nga lojtarët më të mirë në historinë e lojës, por Messi është më i mirë”, u tha Puyol gazetarëve, transmeton portali arbresh.info. “Konkurrenca dhe rivaliteti ndërmjet tyre është shumë intensiv dhe mendoj që kjo i ka ndihmuar ata të dy sepse asnjëri nuk pushojnë”
“Për mua, Messi është më i mirë. Kam luajtur me të dhe ai më ka dhënë shumë lumturi. Ai gjithmonë përmirësohet dhe ka qenë i qëndrueshëm që 10 vite. Mendoj se çdo sezon ai bëhet edhe më i mirë për shkak të pasionit që ka”
“Shpresoj të fitoj edhe diçka me vendin e tij. Kjo do të thoshte që përveç fitoreve me klubin e tij, ai do të fitoj gjithçka kudo”, shtoi Puyol./arbresh.info
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...