Ish kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol ka zbuluar se ka refuzuar dy oferta në të kaluarën për të nënshkruar me Real Madridin.
Spanjolli ka pretenduar se ‘Los Blancos’ kanë tentuar dy herë dhe pa sukses për të nënshkruar me të, një herë në sezonin 2001/02 dhe herën tjetër në sezonin 2004/05, transmeton portali arbresh.info.
“Real Madridi emëroi [Jose Antonio] Camachon si trajner të tyre të ri dhe ai më kërkonte mua dhe Ronaldinhon”, ka zbuluar Puyol për TV3 kur ishte duke iu referuar tentimit të dytë nga Real Madridi.
“Ata tentuan për të nënshkruar me mua në këto dy raste, por unë isha në klubin më të mirë në botë dhe dëshiroja të fitoj tituj aty”
“Prandaj, unë qëndrova”
Puyol i dha fund të gjithë karrierës së tij në Camp Nou./arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?