Ylli amerikan, Christian Pulisic po planifikon që të qëndrojë te skuadra e Chelsea.
Lojtari lidhet tash e sa kohë me një largim të mundshëm nga ‘Stamford Bridge’, pasi nuk ishte në mesin e prioriteteve për Thomas Tuchel,
Megjithatë, ‘Dailymail’ shkruan se Pulisic është i vendosur të qëndrojë te Chelsea për të tentuar edhe një herë të fitojë pozitën e startuesit, përcjell lajmi.net.
Amerikani është i bindur se mund të luaj rol të rëndësishëm për ‘Blutë’ dhe dëshiron të dëshmohet para Tuchel.
Chelsea raportohej ta kishte ofruar lojtarin te skuadra e Juventus, si pjesë-këmbimi për Matthijs de Ligt, anash 40 milionë eurove.
Dëshira e tij është Chelsea, por jo gjithçka varet nga ai. /Lajmi.net/
Pranuan 400 euro ryshfet, bien në pranga dy persona të dyshu...
Nagavci: Osmani ka bërë punë të shkëlqyeshme, por për mandat...
Kurti dhe Spiropali diskutojnë për hekurudhën Gjakovë–Shkodë...
Kurti për NZZ: Askush në rajon s’ka as vullnet e as kapacite...
Finalja po afron, vjen mbështetja nga Turqia, Demet Ozdemir ...
Ndryshon sistemi i migrimit i Mbretërisë së Bashkuar, ambasa...