Ardhja e trajnerit Thomas Tuchel te Chelsea nuk është pritur aspak mirë për Christian Pulisic.
Sulmuesi amerikan kishte punuar me teknikun gjerman te Borussiq Dortmund dhe pritej të ishte ylli i Chelseat pas ardhjes së Tuchel, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Anësori nuk po gjen hapësira në formacionin startues, pasi skema me të cilën luan Tuchel nuk i përshtatet atij.
22-vjeçari shihet si ylli më i madh i Chelseat, por nëse nuk ndryshon situata e tij atëherë mund të largohet në verë.
Dy gjigantët anglez, Manchester United dhe Liverpool janë duke u interesuar për transferimin e sulmuesit.
Pulisic përshtatet me lojën e dy skuadrave dhe nëse nuk ndryshon situata e tij në Londër, largimi nga Chelsea nuk do të ishte befasi.
Në garë për lojtarin mbetet edhe kampioni në fuqi i Gjermanisë, Bayern Munich.
Reprezentuesi amerikan iu bashkua Chelseat dy vite më parë për 64 milionë euro nga Borussia Dortmund, derisa ka kontratë me londinezët deri në verën e vitit 2024./telegrafi
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit