Është publikuar trileri i filmit që ka të bëjë me jetën e Zlatan Ibrahimovicit dhe duket i mrekullueshëm.
‘I Am Zlatan’ – ka në qendër të vëmendjes legjendën suedeze, derisa filmi kishte filluar me detajet e para në vitin 2018.
Këtë të hënë, tifozët kishin mundësinë që të shikonin trilerin e filmit, e që e kanë vlerësuar lartë paraqitjen e personazheve të përfshira në të në shikim të parë.

Filmi është një përshtatje e autobiografisë së sulmuesit në një rrugëtim të vitit 2014 që ishte quajtur ‘I, Ibra’, të cilën ai e shkroi së bashku me David Lagercrantz.
Lagercrantz u bashkua me Jakob Beckman për skenarin në këtë projekt, nën drejtimin e Jens Sjogren.
Duke qenë se shfaqet historia e tij, Ibrahimoviç ishte i përfshirë vetëm në momentin derisa shkruhej skenari dhe xhirimet u zhvilluan në Suedi dhe Amsterdam – dy vende absolutisht integrale për udhëtimin e tij në gjithë karrierën e tok.

Siç shihet në triler, filmi do të tregojë historinë e fëmijërisë së Ibrahimoviç në Malmo, një ‘periferi e ashpër dhe e pa privilegjuar’ në të cilën prindërit e tij emigrantë u zhvendosën në 1977.
Do të tregojë se si edukimi i tij i vështirë, i cili përfshinte babanë e tij musliman boshnjak dhe nënën kroate katolike të divorcoheshin kur ishte vetëm 2 vjeç.
Fotografia, e planifikuar për t’u publikuar në shtator, do të detajojë gjithashtu ngritjen e tij meteorike në reputacion në Ajax dhe mënyrën se si ai u bë një yll botëror.
There’s a film being released about Zlatan Ibrahimović and it looks excellent ?pic.twitter.com/FP5UVrlCI0
— Football Super Tips (@FootySuperTips) June 28, 2021
Aktorë të shumtë (Dominic Andersson Bajraktati dhe Granit Rushiti) u zgjodhën për të luajtur 39-vjeçarin në faza të ndryshme të jetës së tij, nga i riu djallëzor, te adoleshenti i talentuar.
Mino Raiola, agjenti dhe shoku i ngushtë i Ibrahimovicit, luhet nga aktori Emmanuele Aita.
Vetë Zlatan nuk luan në film, por ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Manchester United do të bëjë debutimin e tij në Hollywood në prodhimin e ardhshëm të Asterix dhe Obelisk: The Middle Kingdom.
Ai do të luajë një karakter të quajtur ‘Antivirus’. /Telegrafi/
Tetë zyrtarë policorë dekorohen me “Medalje për shpëtim jete...
Kurti shpreh mirënjohje për ushtarët amerikanë në Ditën Përk...
Para Bajramit, Bashkësia Islame gëzon 76 jetimë me nga 100 e...
Tramvaji del nga shinat në Beograd, 13 të plagosur mes tyre ...
Rama në Bruksel për Konferencën e 8-të Ndërqeveritare me BE-...
Irani konfirmon përparimin e bisedimeve me SHBA-në, por moho...