Superliga e Kosovës në futboll vazhdon edhe këtë javë me sfidat e xhiros së 13-të.
Padyshim se vëmendja kryesore do të jetë në Podujevë dhe Suharekë, shkruan Arbersh.info.
Mirëpo, fillimisht në ditën e shtunë luhet dy sfidat e para të kësaj jave Gjilani – Suhareka dhe Dukagjini – Feronikeli ’74.
Të gjithë sytë ditën e diel janë nga sfida në stadiumin “Zahir Pajaziti”, ku Llapi është nikoqir i Prishtinës.
Ndërsa sfida tjetër e ditës luhet në Ferizaj, aty ku të drejtuarit e Arsim Abazit presin Dritën.
Sfida e fundit do të luhet ditën e hënë me dy skuadrat që prijnë në tabelë, Ballkanit dhe Malishevës, në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 13:00./Arbresh.info
Kurti: Krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës kanë dëshmi d...
‘The Guardian’ shkruan për Kosovën: ‘Hirushja’ e futbollit
Osmani kujton masakrën ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe ...
Vuçiq lanson edhe një balonë: Sot i mora informacionet, Kurt...
Sonte ndërrohet ora
Rriten çmimet e naftës dhe të benzinës në Shqipëri