Chelseas duket se i janë publikuar online fanellat e treta për sezonin e ardhshëm.
Sipas pamjeve të lëshuara nga Footy Headlines gjatë ditës së sotme (e mërkurë), fanellat duken shumë me stil dhe do të jenë opsioni i tretë në dispozicion për “Blutë” gjatë edicionit 2019/20, transmeton portali arbresh.info.
Chelsea shpesh ka pasur opsionin me ngjyrë të zezë për ndeshjet si mysafirë dhe ky dizajn i ri duket diçka ndryshe marrë parasysh edhe jakat me ngjyrë portokalli.
Janë shumë të thjeshta dhe shumë të mira si dhe padyshim një pikë e shkëlqyer nga Nike që mund t’i bëjë të famshme dhe shumë të kërkuara nga tifozët për sezonin e ardhshëm./arbresh.info/

Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...