Janë publikuar edhe më shumë fotografi të Lionel Messin me Lamine Yamal, kur ky i fundit ishte vetëm 6 muajsh dhe argjentinasi po e lante atë.
Gjatë ditës së djeshme u publikua një fotografi kur Messi shihej teksa e ‘bekonte’ spanjollin Yamal.
Fotografia e publikuar shpejt u bë virale, pasi të gjithë ishin të mendimit të njëjtë, se Yamal ishte ‘bekuar’ me talent pikërisht nga Messi.
Por, a jeni gati për më shumë përmbajtje apo fotografi të dyshes Messi-Yamal?
Gazeta Diario Sport ka ndarë fotot e tjera të argjentinasit me Yamal të cilat datojnë nga viti 2008 – kur ky i fundit ishte vetëm gjashtë muajsh në atë kohë!
Fotot janë bërë për një kalendar të veçantë të Barcelonës me Messin si figurën kryesore, natyrisht. Lamine do të bëhej pjesë e akademisë La Masia vetëm pesë vjet më vonë, kështu që rastësia është befasuese.
Një nga fotot u shpërnda nga babai i Lamine Yamal në rrjetet e tij sociale, kështu që po, gjërat janë reale. /Telegrafi/


Haxhiu priti në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës Ame...
Selimi i emocionuar: Nuk e di kur do të kthehem – por për Ko...
Rexhep Selimi: Të qenit bashkëluftëtar me Adem Jasharin, nde...
Selimi: Historia e Kosovës nuk rishkruhet, aq më tepër në nj...
Haxhiu takohet me kryetarët e komisioneve parlamentare
Hashim Thaçi: Pushtetin në Kosovë e kam marrë me fitore në z...