Paris Saint Germain ka fituar për të katërtën herë radhazi Kupën e Francës.
Pas fitores ndaj Les Herbiers mbrëmjen e sotme (e martë), PSG ka siguruar trofeun e tyre të tretë brenda këtij sezoni në finalen në Stade de France, shkruan portali arbresh.info.
Kampioni i Francës mposhti me rezultat 2 me 0 skuadrën e ligës së tretë – Les Herbiers që ishte plotësisht e dominuar nga PSG, e cila kontrolloi ndeshjen gjatë gjithë kohës.
Giovani Lo Celso realizoi golin e epërsisë në minutën e 26′, ndërsa Edinson Cavani e dyfishoi atë duke shënuar për 2 me 0 në minutën e 74′ pas goditjes së saktë nga pika e bardhë.
Kylian Mbappe realizoi gjithashtu, por goli u anulua nga gjyqtari për shkak se Marquinhos u pretendua se ka prekur topin me dorë paraprakisht.
Ndryshe, ky ishte trofeu i 12-të në Kupën e Francës për skuadrën nën udhëheqjen e trajnerit Unai Emery./arbresh.info/
Lutfi Haziri zbulon kushtin e LDK-së për një marrëveshje me ...
Temperatura pranverore nesër në Kosovë, deri në 16 gradë
Melania Trump do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Siguri...
Mbi 19 mijë qytetarë nënshkruajnë Peticionin Kombëtar të ini...
Elijona zbulon frikën që e kishte përballë Benitës
Haradinaj e mohon se ka probleme shëndetësore: E kaloj edhe ...