Paris Saint-Germain ka triumfuar 5-2 ndaj Brestit në kuadër të javës së 20-të në Ligue 1.
Pjesa e parë përfundoi me epërsinë e parisienëve, pasi Ousmane Dembele shënoi në minutën e 29-të për 1-0.
Por, vendasit i barazuan shifrat në 1-1 në minutën e 50-të, kur Del Castillo realizoi një gol të bukur.
Mirëpo, Dembele që ishte tejet i disponuar për lojë riktheu epërsinë e tyre vetëm gjashtë minuta më vonë.
Sulmuesi francez kompletoi het-trikun e tij në minutën e 62-të, kur u asistua prej Lee Kang-In.
Bresti e ngushtoi epërsinë e PSG-së në minutën e 71-të, kur Ajorque shënoi për 3-2, por që mysafirët i morën në fund tri pikët.
Goncalo Ramos i dha goditjen e fundit Brestit, kur shënoi në minutën e 89-të dhe 90+7-të për 5-2.
Pas javës së 20-të, PSG vazhdon të jetë lider me 50 pikë, ndërsa në xhiron e 21-të takohen me Monacon. /Telegrafi/
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...